Bernanke: Inflacioni në SHBA, modest
Washington, 2 mars - Drejtori i Bankës Qendrore tha se ngritja e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve ka të ngjarë të shkaktojnë një shkallë inflacioni modest dhe të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke i tha një komisioni të Kongresit se produkte si nafta dhe gruri janë një pjesë e vogël e produkteve të përpunuara, që përbëjnë pjesën më të madhe të blerjeve nga amerikanët.
Por zoti Bernanke tha gjithashtu se nëse çmimet e larta të naftës vazhdojnë për një kohë të gjatë, ato mun d të ndikojnë te shkalla e inflacionit.
Kryetari i Rezervës Federale tha se ekonomia amerikane mund të zhvillohet 4 përqind këtë vit, pak më shumë se sa parashikimet e mëparshme. Megjithatë ai tha se zhvillimi nuk është në rritmin e duhur për të ulur ndjeshëm për disa vjet me radhë papunësinë prej mbi 9 për qind.