Belgët investojnë në Kosovë
Prishtinë, 6 prill - Me ftesë të kompanisë vendore 'Cglashoti' me drejtuar nga Musa Hoti, këto ditë në Kosovë po qëndron përfaqesuesi i kompanisë prestigjioze belge 'Glass Livens Belgium', Jochen Lievens, i cili veç e ka bërë hapin e parë për investime në Kosovë.
Ai ka blerë një parcelë afër 2/ha pranë Zonës industirale të biznesit në Drenas. Në këtë parcelë pritet që të ndërtohet një fabrikë për prodhimin e profileve të ndryshme të xhamave.
''Them të drejtën unë as që kam pasur ndërmend që të vij dhe të investoj në Kosovë, por duke iu falenderuar firmës 'Cglashoti' posaqërisht Musa Hoti për të cilin kam respekt të madh për të, unë kam ardhur këtu për të investuar në prodhimin e të gjitha profileve të xhamave'' deklaroj Jochen Lievens.
Ai pohoj se për fillim fabrika do të staroj me rreth 100 punëtorë për të vazhduar tutje sipas nevoj dhe kapacitetit të prodhimit.
Në anën tjetër Musa Hoti shprehet i lumtur që ka arritur të bindë një ndër kompanitë më të mëdha në Belgjikë që të investoj në Kosovoë.
''Vërtetë jam shumë i lumtur dhe ndihem krenar që po bej diçk për vendin tim, sepse kjo nuk është punë e vogël që të bindet një kompani si 'Glass Livens Belgium' që të vij dhe të investoj në Kosovë, thotë Hoti.
Ai thot se nuk është hera e parë që fton investitor në Kosovë, por zhgenjimi i tyre sipas Hotit vije pasi që mungon mbështetja institucionale në Kosovë.