Bëhet ristrukturimi i skemës organizative të ATK-së
Prishtinë, 13 qershor - Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur sot punëtori së bashku me përfaqësuesit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe GIZ.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte rishikimi i strukturës organizativë të ATK-së, e cila ishte aprovuar me 15 mars 2016, me qëllim të funksionalizimit më të mirë dhe reflektimit ndaj ndryshimeve të ndodhura gjatë kësaj periudhe. Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri potencoi se struktura e tanishme ka ndihmuar në arritjen e rezultateve dhe objektivat të ATK-së, si në aspektin e të hyrave ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve më të mira. Ai, gjithashtu bëri të ditur se duhet të rishikojmë disa funksione në strukturën e re në mënyrë që përmbushja tatimore të jetë më efikase dhe tiu përgjigjemi sfidave që po na përcjellin në zhvillimet e përgjithshme biznesore.
Përfaqësuesit e FMN-së dhe GIZ, prej të cilëve ATK ka mbështetje të vazhdueshme në ecjen përpara të shumë projekteve, e ka mbështetur edhe këtë iniciativë, duke u shprehur se ristrukturimi i skemës organizative do të ndikojë direkt në ngritjen e performancës së ATK-së dhe do të ofroj qëndrueshmëri institucionale, karshi obligimeve ligjore.