BEE nënshkruan marrëveshje për tregtinë e lirë me Vietnam
Astana, 30 maj - Rusia dhe aleatët e saj të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (BEE) nënshkruan të premten krijimin e një zone të tregtisë së lirë me Vietnamin, në kuadër të tensioneve mes Moskës dhe partnerëve perëndimorë, njoftoi qeveria ruse.
Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga kryeministrat e vendeve përkatëse në kuadër të një takimi në Kazakistan të kryeministrave të shteteve anëtare të BEE-së (Rusi, Bjellorusi, Kazakistan, Armeni, Kirgizi).
\"Bëhet fjalë për një marrëveshje, që do të aplikohet nëpërmjet etapave\", theksoi Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev.
\"Jam i sigurt se kjo marrëveshje do të jetë e dobishme për ekonomitë e vendeve tona\", shtoi ai.