25 Dhjetor 2024

BE vendos embargo për eksportet e naftës iraniane

Bruksel, 24 janar - Ministrat e Punëve të Jashtme të 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në mbledhjen e tyre të ditës së hënë në Bruksel miratuan vendimin për vendosjen e embargos ndaj furnizimeve të naftës nga Irani për të parandaluar financimin e programit bërthamor të Teheranit.

Më parë burimet diplomatike në Bruksel patën njoftuar se në kuadër të paketës së re të sanksioneve parashikohet, përveç të tjerash, që nga korriku i vitit 2012 të gjithë anëtarët e BE-së, që blejnë naftë nga Teherani, të pezullojnë plotësisht importet e kësaj lënde hidrokarbure nga ky vend.

Pjesa kryesore e importeve evropiane të naftës iraniane - rreth 68% të saj - i bie Greqisë, Italisë dhe Spanjës. Në Greqi pjesa e konsumit të “arit të zi” nga Irani përbën 35%.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Uilliam Heig e vlerësoi këtë veprim të Bashkimit Evropian si një masë të paprecedentë.

\"Ky veprim tregon vendosmërinë e BE-së për këtë çështje\", theksoi Heig. Marrëveshjet aktuale do të mund të realizohen deri në muajin korrik.

Teherani paralajmëroi kohë më parë se përderisa Irani nuk do të mund të eksportonte naftë, atëherë do të bllokonte Ngushticën e Ormuzit, çka do ta pengojë transportin e naftës edhe nga prodhuesit e tjerë.

Në këtë ngushticë kalon mbi një e treta e tankerëve të naftës në nivel global dhe një e pesta e sasisë së përgjithshme të naftës së botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)