09 Janar 2025

BE, tregu kryesor për tregtinë shqiptare

Tiranë, 24 qershor - Sipas të dhënave të INSTAT, dinamika e tregjeve, për periudhën 2011-2014 shënon se me vendet e BE-së u arritën shkëmbimet si në eksporte, edhe në importe.

Arrin në 81,7% numri i ndërmarrjeve shqiptare, të cilat eksportuan vjet prodhime industriale drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa kanë ardhur me ulje drejt vendeve të CEFTA-s.

Sipas INSTAT, dinamika e tregjeve, për periudhën 2011-2014 shënon se me vendet e BE-së u arritën shkëmbimet me vlerat më të mëdha tregtare si në eksporte, edhe në importe në sektorin e industrisë.

Ndërsa në vitin 2014 eksportet e ndërmarrjeve që punojnë në sektorin e industrisë drejt vendeve të BE-së zunë 81,7 % të vlerës së eksporteve me një rritje prej 33,8 % krahasuar me 2011, ku Italia zë vendin e parë me 67,6 %.Shqiperi - BE

Në periudhën 2011-2014 produktet industriale më të eksportuara ishin “Lëkurë dhe produkte prej lëkure”, “Veshjet” dhe “Produkte të metaleve bazë”.

Në vitin 2014, krahasuar me vitin 2011, vërehet se pesha e produkteve për grupet “Lëkurë dhe produkte prej lëkure” arriti 26,0 % me rritje 41,0 %, “Veshjet” 24,3 %, me rritje 26,5 % ndaj 2011, ndërsa konstatohet se pesha “Produkte të metaleve bazë” ishte 14,2 % me ulje 2,4 % ndaj vitit 2011.

Eksportet e ndërmarrjeve të industrisë drejt vendeve anëtare të CEFTA zunë 8,3 % të eksporteve, me ulje 11,1 % krahasuar me 2011.

Në 2014, importet e kryera nga ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë nga vendet e BE zunë 58,3 % të importeve, me uljen 7,9 %, krahasuar me 2011.

Pjesën më të madhe të këtyre importeve nga vendet e BE-së e zë Italia me 67,0 %. Edhe importet e ndërmarrjeve të sektorit të industrisë nga vendet anëtare të CEFTA-s zunë 9,6 % të importeve, me uljen 13,2 %, krahasuar me 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)