BE tërheq paktin tregtar me Sri Lankën
Bruksel, 6 korrik - Bashkimi Evropian ka vendosur të tërheqë aksesin e Sri Lankës në tregun evropian për shkak se ky vend dështoi në përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Koncesionet do të ndërpriten më 15 gusht për një afat të pacaktuar pasi vendi i dalë nga lufta refuzoi të implementonte konventat për të drejtat e njeriut.
Marrëveshja, e njohur ndryshe si GSP Plus, u jep 16 vendeve në zhvillim përfitime tregtare në shkëmbim të angazhimeve.
Autoritetet e Sri Lankës deklaron se kërkesat e BE janë një ndërhyrje në cështjet e brendshme të vendit.
Muajin e kaluar qeveria tha se kërkesa ishte një fyerje për banorët e Sri Lankës dhe se duhej hedhur në koshin e mbeturinave.