BE-Singapor, negociata mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë
Bruksel, 18 dhjetor - Komisioneri europian për Tregtinë, Karel De Gucht, dhe ministri i Tregtisë dhe i Industrisë i Singaporit Lim Hng Kiang përfunduan bisedimet lidhur me marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Kështu, Singapori u bë vendi i parë në Azi Juglindore që përfundon negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë me BE-në.
Sipas marrëveshjes, Singapori do të heqë barrierat doganore për mallrat e importuara nga BE-ja dhe brenda 5 viteve BE-ja do të heqë taksat doganore për mallrat e importuara nga Singapori.
Komisioni i BE-së njoftoi se marrëveshja e arritur me Singaporin është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të arritura ndërmjet BE-së dhe vendeve të tjera dhe do të krijojë raste të reja për shkëmbime tregtare midis vendeve.