BE shqyrton mundësinë e shfuqizimit të listës së ekonomive jo të tregut

Bruksel, 21 korrik - Bashkimi Evropian (BE) po shqyrton mundësinë e shfuqizimit të listës së \"ekonomive jo të tregut\", ku ndërmjet 14 vendeve të tjera përfshihet edhe Kina.
BE-ja njoftoi gjithashtu se një metodë e re e \"vendit asnjanës\" do të përdoret për të reformuar legjislacionin e tanishëm antidumping dhe antisubvencion.
BE-ja ka dy lista vendesh ose ekonomish për rastet antidumping: një është lista e ekonomive të tregut dhe tjetra e \"ekonomive jo të tregut\".
Për importet kineze, BE-ja i krahason çmimet me ato të të ashtuquajturit \"vendi i tretë surrogat\", dhe jo me çmimet e brendshme në Kinë, kur vlerëson nëse ka dumping apo jo.
Kjo metodë, në përputhje me rregullat e OBT-së, do të përfundojë më 11 dhjetor të këtij viti.