06 Janar 2025

BE - ShBA, marrëveshje për bisedimet e tregtisë së lirë

Bruksel, 16 qershor - Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian bënë të ditur të premten se shtetet anëtare të BE-së kishin arritur një marrëveshje për ta mandatuar Komisionin Europian të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa përshëndeti këtë marrëveshje, Komisionari i BE-së për Tregtinë Karel De Gucht e pranoi në një konferencë shtypi pas diskutimeve, që zgjatën gati dhjetë orë, se \"tani për tani, sektori audio-vizual nuk do të përfshihet në këtë mandat\".

Mandati i pjesshëm është rezultat i kundërshtimit të vendosur nga Franca, e cila u shpreh se nuk do të lejojë që të fillojnë negociatat transatlantike nëse Komisioni Europian përfshin në diskutime çështjet lidhur me sektorin audio-vizual.

Sipas një studimi, një marrëveshje tregtare midis SHBA-së dhe BE-së mund ta rritë ekonominë e BE-së me 119 miliardë euro në vit, ndërsa ekonominë amerikane me 95 miliardë euro.

ShBA-ja këmbënguli që asnjë sektor të mos përjashtohej nga bisedimet, duke e paralajmëruar BE-së se çdo përpjekje për \"përjashtime të veçanta franceze\" mund të shkaktojë përjashtime të ngjashme nga pala amerikane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)