BE, rritet eksporti ndaj Kinës
Bruksel, 12 tetor - Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga Drejtoria e Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, vëllimi i eksporteve nga Evropa ndaj Kinës arriti në 53 miliardë euro, shifër kjo 40% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Siç mësohet, 60% të këtij vëllimi e zënë makineritë dhe produktet gjermane përbëjnë 47%.
Në të njëjtën kohë, vëllimi i importeve të BE-së nga Kina arriti në 125 miliardë euro, duke u rritur 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009.
Pajisjet kompjuterike dhe telefonat celularë zënë pjesën kryesore të importeve.