24 Dhjetor 2024

BE paraqet propozimin fillestar për reformën e OBT-së

Bruksel, 20 shtator - Komisioni Europian publikoi të martën propozimin fillestar për reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) , që ka si qëllim që rregullat e kësaj organizate të përshtaten me sfidat e shumta gjatë zhvillimit të ekonomisë botërore.

Në një komunikatë të Komisionit thuhet se Bashkimi Evropian është një përkrahës i vendosur i sistemit të tregtisë shumëpalëshe.

Propozimi përfshin tre fusha kryesore: përditësimi i rregullave ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare në përputhje me kërkesat e zhvillimit të ekonomisë globale, forcimi i rolit mbikëqyrës të OBT-së dhe shkëputja nga gjendja e pezullt e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kësaj organizate.

Komisionerja e BE-së për Tregtinë Cecilia Malmström tha se gjatë dhjetëra vjetëve të kaluar, sistemi i tregtisë shumëpalëshe u ka ofruar kompanive të vendeve të ndryshme një kornizë të qëndrueshme, të parashikueshme e efikase dhe ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të shumë ekonomive. Sot OBT-ja vijon të jetë e domosdoshme për sigurimin e tregtisë së hapur, të barabartë dhe të bazuar te rregullat.

Në disa javët e ardhshme, BE-ja do të diskutojë me anëtarët e tjerë të OBT-së për propozimin e vet fillestar, për të formuar një projekt më konkret. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)