BE ndërhyn që delegacioni nga Kosova hyn në Preshevë
Prishtinë, 5 mars - Brukseli ka ndërhyr për të bindur Serbinë që të lejojë një delegacion të AKB-së së bashku me biznesmenë dhe me përfaqësues të disa mediave nga Kosova, që të shkojnë në Preshevë, ku do të mbahet java e bizneseve, në të cilën marrin pjesë edhe disa nga vendet e rajonit.
Komisionerja për Punë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherine Ashton ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Boris Tadiç dhe më pas i ka telefonuar edhe kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, ku e ka njoftuar se do të lejohen të kalojnë kufirin.
Në mëngjes Policia serbe nu ka lejuar delegacionin e AKB-së që të shkojë në Preshevë. Edhe pse tek pika kufitare Dheu i Bardhë kishte ardhur automjeti i dërguar nga komuna e Preshevës, për të marrë delegacionin, kjo nuk u lejua nga policia. Në momentin që
Policët serbë e kanë kuptuar se delegacioni po shkon në mënyrë institucionale për t`u përfaqësuar në Preshevë, ata kanë dhënë urdhër që delegacioni të kthehen mbrapa. Delegacioni nuk u ndal me kaq. Ata tentuan edhe për të dytën herë edhe me automjetet private, por prapë nuk i është lejuar kalimi.
Marrëveshja për lëvizje të lirë, e arritura me 26 dhjetor të vitit të kaluar, në praktikë është dëshmuar edhe një herë se nuk po respektohet nga pala serbe, ka thënë kryetari i AKB-së, Agim Shahini.