29 Dhjetor 2024

BE miraton taksën për tregun financiar

Bruksel, 23 janar - Dje, ministrat e Financave të BE-së kanë miratuar një taksë mbi të gjitha transaksionet e tregut financiar në 11 vendet e eurozonës, përfshirë këtu  edhe dy elefantët ekonomik europianë, Gjermania dhe Franca, raporton agjencia e lajmeve “Euronews”.

Kjo nismë është kundërshtuar në botën financiare, në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, nisma ka pasur mbështetje nga votuesit, të kanë pasur pakënaqësi me qeveritë, të cilat u kanë dhënë ndihmë financiare bankave, pasi këto janë angazhuar në marrëveshje financiarisht të rrezikshme.

Tatimi mbi shitjen e aksioneve, obligacioneve dhe derivatet financiare mund të gjenerojë deri në 20 miliardë euro të ardhura në vit, sipas disa vlerësimeve.

Vendet që janë pro kësaj takes janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Austria, Portugalia, Belgjika, Estonia, Greqia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Kjo formë tatimi, e bazuar në një ide të propozuar nga ekonomisti amerikan, James Tobin para 40 viteve, nuk është marrë shumë në shqyrtim.

Fakti që po i rikthehen në ditët e sotme  ka një rëndësi simbolike të rëndësishme sepse tregon se politikanët, të cilët janë penguar me krizën financiare këto pesë vitet e fundit, po fillojnë të pranojnë se bankat kanë një pjesë të përgjegjësisë për krizën.

"Kjo është një arritje e madhe në historinë e tatimeve", u tha gazetarëve Algirdas Semeta, komisioneri europian për politikës tatimore, pasi ministrat europianë miratuan vendimin."

"Sipas rregullave të BE-së, një minimum prej 9 vendesh mund të bashkëpunojnë për një legjislacionin, duke përdorur një proces të quajtur bashkëpunim i përmirësuar. Kjo mund të bëhët vetëm nëse shumica e 27 vendeve të BE-së e miratojnë një gjë të tillë.

Gjatë votimit të këtij vendimi, Mbetëria e Bashkuar, Luksemburgu, Republika Çeke dhe Malta, bëri të ditur për “Euronews” një zyrtar i BE-së.

Pas vendimit të së martës, KE-ja do të paraqesë një propozim të ri për tatimin, i cila nëse miratohet nga shtetet e përfshira në këtë nismë, atëherë brenda disa muajsh taksa mund të aplikohet.

Kritikët thonë se kjo taksë nuk mund të funksionojë si duhet nëse nuk zbatohet në mbarë botën ose të paktën në mbarë Europën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)