BE, miratohet plani për ndihmë ndaj Greqisë
Bruksel, 11 maj - Rreth rrezikut që i kanoset monedhës së përbashkët evropiane, Spanja ka propozuar një plan me vlerë 600 miliardë euro. Ndërkohë që Londra nuk do të marrë pjesë në mbështetjen ekonomike, por Fondi Monetar Ndërkombëtar nga ana e tij ka shtuar dhe 30 miliard euro në ndihmën e tij për Greqinë.
Plani i ndihmës nga ana e vendeve të zonës euro në vështirësi ishte rreth 600 miliard euro, sipas propozimit të fundit të bërë nga presidenca spanjole, Gjermania nga ana e saj deklaron se 500 miliard janë mëse të mjaftueshëm.
500 miliard eurove të Bashkimit Evropian i janë shtuar dhe 100 miliard të tjera të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nëse ky plan do të pranohet nga të gjitha vendet anëtare atëherë do të shënonte një rast të paprecedent në historinë e ktyre palneve të shpëtimit.
600 miliard eurot do të ndaheshin kështu 60 miliard të garantuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian, 440 miliard të garantuara nga shtetet anëtare dhe 100 miliard euro të vëna në dispozicion nëse do të ishte e nevojshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por Spanja dhe Portugalia duhet të impenjohen për të marrë masa në reduktimin e deficitit.