BE me nismë për shqyrtimin e investimeve të huaja
Bruksel, 15 gusht - Komisioni Europian përmes një deklarate bëri të ditur se në shtator do të publikohet nisma konkrete për shqyrtimin e investimeve të huaja.
Sipas zyrtarëve të BE-së, qëllimi i nismës është mbushja e një boshllëku të rëndësishëm në fushën e investimeve në tregti në Union si dhe shqyrtimi i sektorëve strategjikë të SHBA-së dhe ekonomive të tjera të mëdha.
Mësohet se vitet e fundit investimet në BE kanë shënuar rritje në prodhimet e teknologjisë së lartë, energjetikë dhe infrastrukturë.
Për këtë qëllim autoritetet e BE-së bënë thirrje për shqyrtim të rreptë të blerjeve të kompanive europiane.