BE mbështet Bosnje-Hercegovinën për anëtarësimi në OBT
Bruksel, 21 dhjetor - Komisioni Europian dhe zyrtarët e Bosnje-Hercegovinës nënshkruan të mërkurën në Bruksel marrëveshjen dypalëshe për anëtarësimin e vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Komisioneri Karel De Gucht tha se BE-ja mbështet aplikimin e Bosnje-Hercegovinës për në OBT dhe beson se vendi do të jetë gati për të qënë anëtar i kësaj organizate.
Ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë i Bosnje-Hercegovinës, Mirko Saroviç tha se Sarajeva do të përfundojë bisedimet e tjera me palët brenda disa muajve.
Sipas tij, nëse negociatat janë të sukesshme, Bosnje-Hercegovina do të anëtarësohet në OBT vitin e ardhshëm.