22 Dhjetor 2024

BE mbështet antarësimin e Rusisë në OBT

Bruksel, 8 dhjetor - Bashkimi Evropian ka mbështetur antarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, gjë që afron Moskën më shumë drejt hyrjes në këtë organizatë botërore.

Ministrja ruse e Ekonomisë Elvira Nabiullina dhe Komisioneri i BE për Tregtinë, Karel de Gucht nënshkruan sot një marrëveshje për zgjidhjen e pengesave bypalëshe ndaj përkrahjes së BE-së për antarësimin e Rusisë në OBT.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo e cilësoi nënshkrimin një hap të rëndësishëm në këtë proces. Rusia, ekonomia më e madhe jashtë Organizatës Botërore të Tregtisë dhe partneri më i madh i BE në tregti, paraqiti kërkesë për antarësim në BTO në qershor 1993.

Moska duhet të negociojë termat përfundimtare të antarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Por zoti Barrozo tha se e ardhmja e Rusisë në OBT brenda vitit 2011 është tani një perspektivë realiste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)