BE kritikon Gjermaninë për suficitin tregtar
Bruksel, 6 nëntor - Komisioneri europian për çështjet monetare Olli Rehn kritikoi Gjermaninë për nivelin e lartë të suficitit tregtar për gjashtë vite rradhazi, duke i bërë thirrje që të ndryshojë politikat monetare.
Sipas rregullave të BE-së, suficiti tregtar duhet të jetë në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por nga viti 2007, Gjermania e ka kaluar këtë limit.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, suficiti në këtë vend shkoi në 7.2% të PBB-së. Ndërsa në 2011-ën dhe 2012-ën, Gjermania pati suficitin më të lartë në shkallë globale.
\"Bashkimi Europian do të analizojë situatën dhe pas kësaj do të merren masat përkatëse, duke mos përjashtuar edhe vendosjen e gjobës ndaj Gjermanisë\" tha komisioneri Rehn.