BE krijon Aleancen e Tregut të Kapitaleve
Bruksel, 19 shkurt - Komisioni Europian njoftoi dje nisjen e mekanizmit të ri monokapital, që njihet si Aleanca e Tregut të Kapitaleve.
Synimi i kësaj aleance është të shmangë pengesat midis vendeve anëtare të BE-së në investimet ndërkufitare si dhe të financave, si dhe për të promovuar rritjen ekonomike të mbarë Bashkimit Europian.
Sipas BE-së aktualisht klima e investimeve në BE nuk është e mirë dhe varet më shumë nga financimet bankare se sa nga tregu i kapitaleve.
BE-ja thekson gjithashtu që në Europë ka potencial të madh në investimet me kapital personal.
\"Nëse i referohemi gjendjes së tregut të kapitaleve në SHBA si standard, atëherë nga viti 2008 deri në vitin 2013, kapitalet e investimeve që nuk janë aktivizuar arrijnë në 90 miliardë euro,\" deklaron BE-ja.
Mekanizmi \"Aleanca e Tregut të Kapitaleve\" do të shërbejë si një kanal efikas projektet tregtare dhe investitorët në Bashkimin Europian, por dhe si një pjesë e rëndësishme e programit të investimeve me shumën totale prej mbi 300 miliardë eurosh.