BE kërkon ndalimin e importeve të naftës nga Siria
Bruksel, 30 gusht - Përballë sjelljes së dhunshme të regjimit në Siri kundër lëvizjes opozitare BE-ja po përgatit ndalimin e importeve të naftës nga vendi arab.
Ekspertë ligjorë nga 27 shtetet e BE-së kanë miratuar një vendim përkatës, u tha në Bruksel. Sipas gjasave ministrat e jashtëm të BE-së do ta shpallin publikisht vendimin për sanksione të premten.