BE-ja paralajmëron Trumpin për tarifat shtesë ndaj mallrave evropiane

Bruksel, 29 gusht - Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar kundërpërgjigje të shpejtë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosin tarifa shtesë ndaj mallrave evropiane.
"Natyrisht, nëse ShBA zbaton tarifa shtesë ndaj mallrave me origjinë nga Evropa, BE do të përgjigjet me shpejtësi", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Daniel Rosario, në brifingun ditor për media.
Presidenti amerikan Donald Trump më herët ka thënë se do të zbatojë 25 për qind tarifa shtesë për automobilat e importuar nga BE-ja.
Muajin e kaluar, kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trump për të diskutuar për marrëdhëniet ekonomike.