BE-ja është e gatshme të mbrojë interesat tregtare ndaj SHBA-së
Berlin, 20 prill - Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi biseda telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe homologen britanike Theresa May.
Udhëheqësit e tre vendeve ranë dakord se do të përballojnë bashkërisht politikën tregtare të ShBA-së, që dëmton interesat e BE-së dhe shpresojnë se ShBA-ja nuk do të tërhiqet nga marrëveshjen mbi çështjen bërthamore të Iranit.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se gjatë telefonatave, palët janë të një mendimi se ShBA-ja nuk duhet të merrte masa tregtare kundër BE-së, por në të njëjtën kohë, BE-ja është e gatshme të mbrojë interesat e veta në sistemin shumëpalësh.
Liderët e tre vendeve janë të mendimit se ShBA-ja duhet të mbetet në marrëveshjen mbi çështjen bërthamore të Iranit, duke theksuar vullnetin e tre vendeve, të cilët bashkërisht me palët përkatëse do të hartojnë një marrëveshje shtojcë për kufizimin e përdorimit bërthamor dhe për probleme të tjera.
Në këtë marrëveshje do të përfshihen plani i Iranit për raketat balistike si dhe roli i tij në rajon.