BE: Investimet për kërkim dhe zhvillim rritën 4 për qind
Bruksel, 20 tetor - Rritja e investimeve për kërkimin dhe zhvillimin në vitin 2010 e shtyn Komision Evropian të jetë optimist për ringjalljen e ekonomisë.
Të dhënat e një raporti të Komisionit të BE-së, tregojnë se në vitin 2010, investimet e klasifikuara si R&D (research and development) mbi kërkim dhe zhvillimin, janë rritur me 4%. Në vitin 2009 këto investime pësuan ulje prej 1.9% në krahasim me vitin 2008.
Raporti i Komisionit të BE-së përfshin të dhëna për 1400 kompani, ndër to 400 nga BE-ja. Investimet e tyre në për vitin 2010 janë 456 miliardë euro.
Shifrat e shitjes për vitin 2010 regjistrohen 13.9 trilionë euro. Investimet mbi kërkimin dhe zhvillimin zënë 3.3% të totalit të shitjeve.