26 Dhjetor 2024

BE i kërkon Spanjës edhe një vit për të reduktuar deficitin

Bruksel,31 maj - Komisioni Evropian planifikon t'u propozojë vendeve të BE-së që t'i akordojnë Spanjës edhe një vit tjetër kohë, deri në 2014, për të reduktuar deficitin e saj publik në 3 për qind të GDP-së, bënë të ditur sot burime zyrtare evropiane.

"Po e marrim në konsideratë këtë alterantivë dhe po e bëjmë të qartë këtë fakt që sot", theksuan burimet diplomatike evropiane.

Komisioni Evropian pritet të publikojë sot një bilanc për nivelin e ekonomive të vendeve të BE-së dhe rekomandime për qeveritë respektive të vendeve të caktuara.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i qeverisë gjermane, ndërkohë që Madridi ndodhet në qendër ciklonit të tregjeve financiare, deklaroi se qeveria gjermane ka besim tek rruga e reformave ekonomike nëpër të cilën aktualisht po ecën Spanja.

"E kemi shumë të qartë se sa të mëdha janë problemet dhe sa kritike është gjendja", theksoi zëdhënësi i i Berlinit zyrtar, Shtefën Zaibert, gjatë një konference për shtyp lidhur me sfidat ekonomike me të cilat po përballet Madridi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)