23 Dhjetor 2024

BE do të veprojë si një e vetme ndaj tarifave të ShBA-së mbi mallrat franceze

Bruksel, 4 dhjetor - Komisioni Evropian është shprehur se Bashkimi Evropian do të veprojë si një i vetëm lidhur me tarifat e planifikuara të ShBA-së për mallrat franceze.

"Për këtë, si edhe për të gjitha çështjet e tjera që lidhen me tregtinë, BE-ja do të veprojë dhe do të reagojë si një e vetme dhe do të mbetet e bashkuar. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet franceze për hapat e ardhshëm," u shpreh zëdhënësi i BE-së Daniel Rosario.

Qeveria amerikane ka kërcënuar që do të vendosë tarifa deri në 100 % për produktet franceze të importuara në ShBA me vlerë 2.4 miliardë dollarë, përfshirë shampanjën, çantat dhe produkte të tjera, pasi zbuloi se taksa e re e shërbimeve digjitale e Francës do të dëmtojë kompanitë amerikane të teknologjisë.

Përfaqësuesi Tregtar amerikan Robert Lighthizer shpalli se ata do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së tarifave për mallrat e BE-së, pas një mosmarrëveshjeje për subvencione ndaj prodhuesit të aeroplanëve "Airbus".

Komisioni Evropian u shpreh se rritja e tarifave ose një vendim që ka në objektiv mallrat e tjera të BE-së do të përshkallëzonte tensionet tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)