BE do të lejojë blerjen e naftës nga rebelët sirianë
Bruksel, 23 prill - Këshilli i Bashkimit Europian (BE) ka vendosur të lejojë blerjen e naftës nga rebelët sirianë si dhe investimet e shitjen e pajisjeve për industrinë e naftës në Siri.
\"Kjo do të jetë shumë e vështirë për tu bërë në kushtet aktuale, por për ne është tejet i rëndësishëm dërgimi i një sinjali pozitiv politik\", - deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, William Hague.
Edhe pse rebelët sirianë më parë deklaruan se ata kontrollojnë deri në 70% të vendburimeve të naftës në verilindje të Sirisë, nxjerrja e saj bëhet me ndërprerje, kurse vetë kryengritësit preferojnë tu vënë zjarrin puseve në zonat e pasigurisë, paqartësisë.