20 Prill 2025

BE do të hartojë rregulla më të rrepta tregtare

Bruksel, 15 dhjetor - Vendet anëtare të BE-së miratuan të reformojnë rregullat ekzistuese për anti-dumpingun dhe anti-subvencionin, për të përballuar të ashtuquajturën konkurrencë e pabarabartë tregtare.

Pas konsultimeve 3-vjeçare, BE-ja miratoi të martën hartimin e rregullave më të rrepta tregtare.

Derisa ajo të konfirmojë çmimin e shtrembëruar të mallrave të eksportuar nga vende të tjera, BE-ja ka të drejtë të marrë tarifa më të larta ndëshkuese.

Krahas këtyre, BE-ja mund të zhvillojë hetim anti-dumpingut edhe pa apelim nga ndërmarrjet, ndërkohë kohëzgjatja e hetimit do të jetë më e shkurtër.

Sipas komunikatës së publikuar në uebsajitin e Këshillit Europian, është ndryshuar dukshëm gjendja e tregut botëror, prandaj BE-ja duhet të mbrojë interesat e veta, veçanërisht në aspektin e anti-dumpingut.

Për këtë masë, Britania dhe Suedia shprehën kundërshtim, duke menduar se ajo do të dëmtojë industrinë e automjeteve dhe do të shkojë drejt rrugës së rrezikshme të proteksionizmit. Kjo masë duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Europian.

BE-ja e shpalli këtë masë pas nisjes zyrtare nga Kina të procedimit në OBT kundrejt qasjes së \"vendit zëvendësues\" të ShBA-së dhe të BE-së kundrejt Kinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)