BE: Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur euron
Stokholm, 17 dhjetor - Presidenti i Bashkimit Evropian tha se liderët e BE-së janë të gatshëm të bëjnë çkado që është e nevojshme për të shpëtuar euron.
Herman Van Rompei bëri këto komente, pasi që liderët e BE-së u pajtuan në Bruksel për të ndryshuar traktatin e Lisbonës, për të lejuar kështu një plan të përhershëm shpëtimi për shtetet e tronditura nga borxhi.
Ata nuk janë pajtuar ende për detajet e makanizmit, e as lidhur me atë se sa para do të jepen për të.