BE dhe SHBA pritet të nisin bisedimet për tregtinë e lirë
Washington, 6 shkurt - Bisedimet për tregtinë e lirë midis Bashkimit Europian dhe SHteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të fillojnë së shpejti.
Të martën në Washington Komisionari për Tregtinë i BE-së Karel De Gucht dhe përfaqësuesi i palës amerikane Ron Kirk do të finalizojnë raportin e përbashkët të vlerësimit për nisjen zyrtare të bisedimeve.
Gucht është shprehur më parë se të dyja palët kanë shumë interesa të përbashkëta. Sipas tij, në kushtet e tanishme, bisedimet për tregtinë e lirë do t\'i ndihmojnë të dy palët t\'i largohen mundësisë së një rënieje ekonomike afatgjatë.
Por Gucht e pranoi gjithashtu se bisedimet e ardhshme do të jenë të vështira, meqenëse edhe tani ndodhin shpesh \"luftëra tregtare\" midis dy brigjeve të Oqeanit Atlantik.
Edhe për sa u përket rregullave në fushën e bujqësisë, të sigurisë ushqimore, të mbrojtjes së të drejtave të autorit, të ndryshimit klimatik etj., Europa dhe ShBA-ja kanë dallime të dukshme.
Ndaj sipas komisionarit europian për tregtinë, të dyja palët nevojitet të sheshojnë dallimet dhe të balancojnë interesat.