BE dhe SHBA nisin negociatat për tregtinë e lirë
Bruksel, 18 qershor - Bashkimi Europian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan zyrtarisht fillimin e negociatave mbi zonën e tregtisë së lirë.
\"Sot është një ditë e veçantë për marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së. Ne njoftojmë nisjen e negociatave për marrëveshjen mbi partneritetin transatlantik në fushën e tregtisë dhe investimeve\", - deklari Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso të hënën në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin britanik David Cameron dhe Presidentin amerikan Barack Obama në samitin e G8 në Irlandën e Veriut.