09 Janar 2025

BE dhe Kosova diskutojnë tregun e brendshëm dhe konkurrencën

Bruksel, 3 prill - Një sërë temash si lëvizja e lirë e mallrave, të drejtat autoriale, prokurimi publik, lëvizja e shërbimeve kapitale financiare dhe politikat e konkurrencës janë diskutuar gjatë një takimi të mbajtur midis autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Takimi është pjesë e dialogut të rregulltë midis institucioneve të Kosovës dhe Komisionit Evropian për të vlerësuar përparimin e Kosovës në adoptimin e standardeve evropiane.

Rezultati i këtij takimi do të siguroj indikatorë për Raportin e Progresit 2014 që Komisioni do ta publikoj në tetor.
Gjatë takimit u diskutua për përafrimin e legjislacionit të Kosovës, implementimin e tij si dhe zhvillimet në kapacitetin administrativ në të gjitha fushat e mbuluara.

Temat kryesorë të diskutuara kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, të drejtat autoriale, prokurimin publik dhe politikat e konkurrencës  të cilat kanë rëndësi të veçantë për implementimin e MSA-së e cila aktualisht po negociohet.

Institucionet kosovare kanë raportuar për përparime në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, politikat e konsumit dhe shëndetësisë dhe progresin përkitazi me të drejtat autoriale dhe njohjen reciproke të diplomave.

Komisioni ka përçuar shqetësimet e veta lidhur me funksionimin e mekanizmave përgjegjëse për prokurim publik dhe konkurrencë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)