20 Prill 2025

BE dhe Kanada ratifikojnë marrëveshjen CETA

Bruksel, 30 tetor - Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar pas një shtyrjeje të gjatë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ekonomiko-Tregtare, të njohur si CETA.

Shkak për shtyrjen e marrëveshjes u bë krahina belge Wallonia, e cila nuk lejonte shumëkombëshet të dëmtonin të drejtat e punëtorëve, të mjedisin dhe standardet e konsumatorëve, duke shkaktuar konkurrencë me kompanitë vendëse.

 Për nënshkrimin e marrëveshjes nevojitej miratimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së, por maratona e bisedimeve përfundoi të premten.

Ministri i jashtëm belg, Didier Reynders e cilësoi marrëveshjen si \"të bukur\", duke shtuar se shpreson që ajo \"të shërbejë si një model për marrëveshje të tjera të mundshme me partnerë të tjerë\".

\"Kjo është një ditë e bukur për Belgjikën dhe Europën dhe Kanadanë. Është marrëveshja më e bukur për tregtinë, që kemi patur ndonjëherë që nga fillimi i BE-së dhe Komunitetit Europian. Jam i sigurt se do të jetë një model për bisedimet e tjera dhe për marrëveshje të mundshme me partnerë të tjerë\", tha kryeministri belg.

Mbështetësit e marrëveshjes thanë se ajo do të sjellë përfitime të mëdha financiare, nëpërmjet heqjes së taksave doganore. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)