26 Dhjetor 2024

BE dhe Japonia pritet të arrijnë një marrëveshje të tregtisë së lirë

Bruksel, 4 korrik - Bashkimi Evropian dhe Japonia pritet të arrijnë këtë javë një marrëveshje të tregtisë së lirë, që shihet si një sinjal kundër proteksionizmit tregtar.

Alexander Winterstein, zëdhënës i Komisionit Evropian, u shpreh se marrëveshja e tregtisë së lirë në parim ishte \"e mundshme\".

Të dy palët synojnë ta arrijnë marrëveshjen të enjtën, një ditë para Samitit të G20-tës në Hamburg të Gjermanisë.

Dy komisionerë të BE-së shkuan fundjavën e kaluar në Tokio në përpjekje për të hequr pengesat për arritjen e marrëveshjes, kryesisht në sektorët e bujqësisë dhe të automjeteve.

Udhëheqësit e Unionit po vlerësojnë nëse janë përmbushur kushtet për një samit dypalësh në Bruksel.

BE-ja dhe Japonia i nisën negociatat në marrëveshjen e tregtisë së lirë në mars të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)