BE dhe Japonia forcojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare

Bruksel, 8 maj - Kryeministri japonez Shinzo Abe ndodhej të mërkurën në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 22-të të udhëheqësve BE-Japoni me kryetarin e Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe kryetarin e Komisionit Europian Hose Manuel Barroso.
Të dyja palët e vunë theksin në forcimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe rëndësinë e shpejtimit të nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë dypalëshe.
Në samit u diskutua kryesisht për çështje ekonomike. Pala japoneze shpreson në shtimin e eksportit të automjeteve dhe televizorëve në vendet e Bashkimit Evropian, kurse BE-ja në rritjen e eksportit të verës dhe të djathit në Japoni.