BE, deficiti dhe borxhet ishin më të keq se parashikim
Bruksel, 26 nëntor - Disa vende të Bashkimit Evropian i përkeqësuan treguesit e tyre të deficitit dhe borxhit publik më shumë se sa parashikimet. Të dhënat janë të agjencisë europiane të statistikave, Eurostat, që u prezantuan më 15 nëntor.
Sipas raportit të Eurostat, në Greqi, deficiti i vitit 2009 shkoi në 15.4% të GDP-së së saj, përqindje kjo është më e lartë se parashikimi, që ishte vetëm 13.6%. Ndërkohë, borxhi publik i Greqisë arrin në 126.8% të GDP-së së saj, kurse parashikimi ishte 115.1%.
Në vitin 2009, tregon raporti, nga të 27-të vendet e BE-së, deficiti financiar më problematik paraqitet për Greqinë, Irlandën, Britaninë dhe Spanjën. Ndërkohë vendet me borxhin publik më shqetësues janë Greqia, Italia dhe Belgjika, ku borxhet publike e kaluan ose iu afruan GDP-së së vendit.
Nga të dhënat statistikore del se në vitin 2009 në të 27 vendet e BE-së deficiti financiar arriti nivelin e 6.3% të GDP-së dhe borxhet e publikut arritën në 74% të GDP-së.
Këto të statistika tregopjnë se për disa anëtarë të BE-së është e vështirë të realizojnë objektivin e pakësimit të deficitit në vitet e ardhshme.