BE bisedon për tregtinë e lirë në Japoni
Bruksel, 1 dhjetor - Bashkimi Europian pritet të nisë negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Japoninë.
Komisioneri Karel De Gucht tha se marrëveshja do të mbrojë interesat e kompanive europiane.
\"Dokumenti përcakton masa strikte dhe të qarta për të mbrojtur sektorët e ndjeshëm europianë. Gjithashtu ne kemi të drejtën të tërhiqemi nga marrëveshja pas një viti, nëse Japonia nuk i respekton detyrimet për heqjen e barrierave doganore\", tha komisioneri europian për tregtinë, Karel De Gucht
Japonia është partnerja e shtatë më e madhe tregtare e BE-së. Marrëveshja kundërshtohet nga prodhuesit europianë të makinave, të cilët thonë se ajo do të dëmtojë industrinë e automjeteve.