BE bie dakord për embargon e naftës ndaj Iranit
Bruksel, 5 dhjetor - Në konfliktitin me Iranin për programin atomik, BE dëshiron ta vendosë udhëheqjen në Iran nën presion përmes një embargoje të naftës.
Vendet anëtare parimisht kishin rënë dakord për një ndalim importi të naftës, bënë të ditur diplomatët në Bruksel.
Të diskutueshme mbeten vetëm detajet se kur do të fillojë embargoja. Për këtë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së do të konsultohen këtë të enjte. Aty do të diskutohet edhe edhe mbi masat e dënimit, të planifikuara kundër Bankës qëndrore iraniane.
Sanksionet mund të vendosen gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së më 30 janar, tha ministri i Jashtëm francez, Alain Juppé në kuadër të një vizite në Portugali.