06 Janar 2025

BB ul parashikimin për çmimet e naftës në 2016-n

Washington, 28 janar - Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për çmimin e naftës sivjet në 37 dollarë amerikanë për fuçi, për shkak të kërkesës së dobët në ekonomitë e reja.

Institucioni me seli në Washington, tha se gjendja e mbiofertës është përkeqësuar nga rifillimi i eksporteve nga Irani dhe për shkak të elasticitetit më të madh të energjisë në ShBA.

Sipas BB-së, dimri i ngrohtë në Evropë dhe rritja më e ulët sesa pritej e ekonomisë kineze dhe e ekonomive të tjera të reja, do të ndikojë mbi kërkesën dhe do ta mbajë çmimin në nivelet e ulëta të tanishme.

Në parashikimet e tetorit të vjetshëm, Banka Botërore ka thënë se çmimet e naftës do të qëndrojnë rreth 51 dollarë për fuçi.

Tepria e naftës bëri që çmimet thuajse të përgjysmohen vitin e kaluar dhe të ulen 27 për qind këtë muaj.

Vetëm dy vjet më parë, nafta shitej mbi 115 dollarë amerikanë për fuçi.

Në të njëjtën kohë, Banka Botërore parashikon se të gjitha indekset kryesore të çmimeve të mallrave do të bien sivjet, për shkak të ofertës së madhe dhe uljes së kërkesës në ekonomitë e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)