08 Janar 2025

BB rangon Kosovën në pozitën e 86 në “Të Bërit Biznes”

Prishtinë, 29 tetor - Në raportin e saj kredibil “Të Bërit Biznes” 2014, Banka Botërore ka ranguar Kosovën në pozitën e 86 nga 189 vende të botës në lehtësinë e të bërit biznes duke vlerësuar kështu pozitivisht ndryshimet dinamike dhe lehtësimet e bëra në ambientin e të bërit biznes në Kosovë. 

Kosova, edhe këtë vit, është ngritur në ranglistën e “Të Bërit Biznes” të Bankës Botërore, nga pozita e 96 në pozitën e 86. Në dy vitet e fundit, Kosova në përgjithësi është ngritur për 40 pozita në ranglistë.

Zv.Ministri i Tregtisë Bernard Nikaj, me rastin e publikimit të raportit, theksoi se Kosova për herë të parë që kur është përfshirë në Raportin e “Të Bërit Biznes” është shpallur si një ndër TOP 5 nga 10 Vendet Reformatore në botë, duke bërë më së shumti përparim në 3 apo më shumë indikatorë të cilët maten nga Raporti “Të Bërit Biznes” të Bankës Botërore.

Ndërkaq, Jan-Peter Olters, shef i Bankës Botërore në Kosovë pohoi se:  “Rezultatet e të Bërit Biznes janë njohje e përpjekjeve të Kosovës të bëra gjatë viteve të fundit për të adresuar vështirësitë kyçe në klimën e saj afariste.”

Scott Cameron nga USAID tha që USAID ka përkrahur Qeverinë e Kosovës nga vitit 2010 me një projekt të veçantë në përmirësimin e ambientit të biznesit dhe premtoi që kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Zv.Ministri Nikaj ka falënderuar Bankën Botërore si dhe USAID-in që kanë ndihmuar qeverinë e Kosovës me projektet e tyre në implementimin e reformave si dhe përmirësimin e ambientit të biznes.

Po ashtu, ai ka falënderuar ish zv. Kryeministren dhe Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza-Kusari Lila, për lidershipin e saj gjatë dy viteve të kaluara në implementimin e këtyre reformave dhe arritjen e këtij suksesi.

“Znj. Kusari – Lila ka qenë shtytëse e madhe e ndryshimeve dhe reformave që janë reflektuar në këtë raport dhe pa lidershipin e saj në MTI këto reforma dhe këto përparime nuk do të ishin të mundshme.”, tha Zv.Ministri Nikaj.

Zv. Nikaj ka theksuar se suksesi i Kosovës në përmirësimin e klimës afariste në Kosovë është sukses i përbashkët i të gjitha ministrive dhe institucionet tjera të Kosovës. 

Në bazë të raportit “Të Bërit Biznes” 2014 të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar progres dhe ngritje në gati të gjithë indikatorët. Në fillimin e biznesit është marrë për bazë shkurtimi i procedurave dhe kohës si dhe funksionalizimi i one-stop shopeve nëpër Kosovë.

Në lejet e ndërtimit, është marrë për bazë reforma në lejet e ndërtimit që ka eliminuar procedurat, ka shkurtuar kohën si dhe ka ulur koston për tu pajisur me leje ndërtimi. Në regjistrim të pronës, funksionalizimi i noterisë, ulja e kostos së regjistrimit si dhe zvogëlimi i procedura për regjistrim të pronës janë marrë parasysh nga Raporti.

Kosova renditet më mirë në ranglistë se vendet e rajonit siç janë: Kroacia, që renditet e 89-ta, Shqipëria, që renditet e 90-ta, Serbia që renditet e 93, si dhe Bosnje e Hercegovina që renditet e 131-ta.

Përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe rangimi i Kosovës në vendin e 86 nga 189 vende në botë dhe futja e Kosovës në top 10 vendet reformatore në botë është sukses i përbashkët i institucioneve të Kosovës.

Për më tepër, kjo dëshmon se qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e përkushtuar në implementimin e reformave në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit të cilat garantojnë një zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik, me punësim të lartë duke siguruar kështu një kualitetit më të mirë të jetesës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)