24 Dhjetor 2024

BB: Përmirësohet mjedisi tregtar në Kinë

Pekin, 22 tetor - Në një raport të publikuar nga Banka Botërore dhe Koorporata Ndërkombëtare e Financave vihet në dukje se ekonomitë botërore kanë vazhduar reformat për përmirësimin e mjedisit tregtar.

Ndër to, Kina ka bërë përparimet më të dukshme në rajonin e Azi-Paqësorit gjatë 6 vjetëve të fundit.

Raporti për vitin 2012 mbi Mjedisin Tregtar ka vlerësuar dhe klasifikuar 183 ekonomi, me treguesit si legjislacioni tregtar etj.

Në raport thuhet se krahinat e brendshme të Kinës kanë bërë përpjekje vitet e fundit për përmirësimin e mjedisit tregtar dhe veçanërisht ka pasur progres në ndërtimin e sistemit të kredisë, që është shumë i shquar në ekonomitë e reja.

Në raport, Singapori mban vendin e parë në botë për mjedisin e biznesit dhe pasohet nga Hong-Kongu, Zelanda e Re dhe SHBA-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)