BB, çmimi i naftës së papërpunuar do të arrijë në 43 dollarë për fuçi

New York, 28 korrik - Banka Botërore deklaroi se për shkak të ndalimit të furnizimit nga disa vende prodhuese të naftës, në vitin 2016, çmimi i naftës së papërpunuar do të arrijë në 43 dollarë për fuçi.
Sipas raportit më të ri \"Perspektiva e Tregut të Mallrave\", në tremujorin e dytë, çmimi i naftës u rrit me 37%, pasi Kanadaja dhe Nigeria ndaluan prodhimin e naftës bruto.
Autori i raportit John Baffes vuri në dukje se me lehtësimin e mbifurnizimit në tregun e naftës bruto, çmimi mund të rritet në gjysmën e dytë të vitit. Por, për shkak të nivelit të lartë të rezervës, çmimi i naftës bruto do të mbetet në nivelin e ulët këtë vit.