08 Janar 2025

BB: Çmimi i i naftës bruto do të ruhet në 57 dollarë për fuçi

Washington, 23 korrik - Banka Botërore publikoi raportin mbi tregun e mallrave të paambalazhuara, ku thuhet se furnizimi tepër i madh dhe kërkesa e ulët pritet të shkaktojnë në gjashtmujorin e dytë uljen e çmimeve të mallrave të paambalazhuara.

Ndërsa, në vitin 2016 parashikohet një rritje e pakët e tyre.

Pavarësisht ndikimit pozitiv nga rritja e çmimit të naftës dhe energjisë në tremujorin e 2-të, me një rritje prej 12%, krahasuar me vitin e kaluar çmimi i energjisë në nivel global pritet të pësojë një rënie mesatare me afro 39%.

Sipas raportit, këtë vit, çmimi i naftës bruto do të ruhet në 57 dollarë për fuçi, 4 dollarë më shumë se parashikimi i muajit prill i BB-së.

Çmimi i gazit natyror parashikohet të ulet me 36%, 24% dhe 35% përkatësisht në tregjet e SHBA-së, Europës dhe Japonisë. Ndërsa çmimi qymyrgurit do të pësojë ulje me 17%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)