Bashkohet Bursa e Londrës dhe e Torontos
Londër, 10 shkurt - Bursa e Londrës (LSE) dhe ajo e Torontos (TMX) kanë arritur një marrëveshje për t`u bashkuar së bashku në një të vetme.
Lajmi u publikua më parë gjatë ditës nga BBC, ku shtohej se të dy kompanitë do të mbajnë zyrat e tyre në Kanada dhe Angli.
Me këtë bashkim, bursa e re do të shndërrohet në më e madhja në botë për kompanitë minerale.
Më shumë se 6 700 kompani do të jenë pjesë e kuotave të bursës së re, me një treg të përbashkët prej 3,7 trilion (3 700 miliardë) dollarësh.
Tendenca e bashkimit të bursave vazhdon në rrugën e saj pas ngjarjeve të një viti më parë, kur Bursa e Nju Jorkut bleu Euronext-in apo Deutsche Borse që bleu Bursën Ndërmbëtare të Sigurimeve në SHBA. LSE ka blerë më parë edhe Bursën Italiane.