29 Prill 2025

Bashkimi Evropian nis bisedimet për tregtinë e lirë më Kubën

Bruksel, 15 qershor - Kuba dhe Bashkimi Europian (BE) do të mbajnë raundin e 4-t të bisedimeve duke nisur prej ditës së hënë mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke i hapur rrugën tregtisë pa kufizime dhe bashkëpunimit politik.

Bisedimet, që do të mbahen në Bruksel, kanë si synim trajtimin e faktit se Kuba është një nga vendet e pakta që nuk ka një marrëveshje politike me BE-në.

Diplomatët e BE-së dhe të Kubës kanë zhvilluar deri tani 3 raunde bisedimesh, pas vendimit të vendeve europiane se reformat ekonomike të nisura nga udhëheqësi kuban Raul Castro meritonin një qëndrim të ri.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha të mërkurën se BE-ja është e vendosur të arrijë marrëveshjen e saj të parë dypalëshe me Kubën.

Blloku europian është partneri i dytë tregtar më i madh i Kubës, me një shumë shkëmbimesh prej 3.6 miliardë dollarësh në vitin 2013, si dhe investitori kryesor në ishull, kryesisht për sektorin e turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)