Bashkimi Europian është partneri tregtar më i madh i Kinës
Pekin, 25 dhjetor - Instituti i Studimit të Ekonomisë dhe Politikës Ndërkombëtare pranë Akademisë së Shkencave Sociale në Kinë publikoi të hënën \"Librin e Verdhë mbi Ekonominë Botërore\" për vitin 2013.
Sipas dokumentit, në vitin 2012, rritja e vëllimit të tregtisë ndërkombëtare ishte më e ngadaltë se rritja e ekonomisë ndërkombëtare.
Me ndikimet e tilla, industria e prodhimit të Kinës është në gjendje tkurrjeje.
Shefi i institutit të studimit mbi ekonominë e politikën ndërkombëtare Zhang Yuyan:
\"Në të ardhmen, industria e prodhimit të Kinës duhet t\'i nënshtrohet transformimit teknologjik. Përveç kësaj, duhet të ndryshojë struktura e brendshme të industrisë së prodhimit.\"
Bashkimi Europian është partneri tregtar më i madh i Kinës. Në librin e verdhë parashikohet se ekonomia e BE-së do të rritet ngadalë në vitin e ardhshëm, me rreth 0.2%.
Profesor Zhang Yuyan thotë se zgjidhja thelbësore për krizën e borxheve europiane është ndihma ndaj vendeve në vështirësi.
\"Ne jetojmë në një botë të ndërlidhur. Nëse Eurozona do të ketë një problem tjetër, ai do të godasë besimin e investitorëve dhe të konsumatorëve. Kjo do të na dëmtojë, prandaj duhet t\'i japim ndihmë nëse nevojitet.\"