Bashkëpunimi mes Elektroporjekt dhe Ripten Engineering
Prishtinë, 19 maj - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu deklaroi sot se prezantimi i kompanisë Elektroprojekt nga Zagrebi dhe nënshkrimi i marrëveshjes për përfaqësim me firmën Ripten Engineering nga Prishtina tregon para regjionit dhe Evropës se Kosova është e hapur për bashkëpunimi, se kapacitete e krijuara në Kosovë janë të gasthme që të janë pjesë e internacionalizimit të ndërmarrësi kosovare.
Një internacionalizim i tillë nuk do të kishte efekt pa partneritet me firma qoftë nga rajoni, qoftë nga Evropa apo më gjerë. Sot kemi mundësinë që më për së afërmi të njihemi lidhur me projekte e implementuara nga kompania kroate Elektroprojekt e cila e ka identifikua partnerin e vet në Kosovë, Ripten Engineering pronar i së cilës është Fehmi Ymeri, tha Gërxhaliu në ceremoninë e prezantimit te kompanisë Elektroprojekt nga Zagrebi.
Gërxhaliu theksoi se përvoja dhe tradita e kompanive nga Kroacia është e mirënjohur.
Kosova nuk ka gjithnjë vetëm nevojë për para. Kemi nevojë për transfer të dijes, teknologjisë dhe që këto ta kenë efektin e vet duhet të investojmë në edukimi.
Kjo, sipas Gërxhaliut është ajo që e karakterizon këtë bashkëpunim në mes të firmës nga Kroacia dhe Kosova.
Me përkrahjen e OEK-ut, Qeverisë dhe Ambasadës së Kroacisë besoj se marrëveshje të tilla do të kemi në të ardhmen edhe në sektorët e tjera.
Blerim Rexha, zëvendës ministër i energjisë tha se kompania Elektroprojekt nuk është e panjohur për Ministrinë e Energjisë.
Përvoja e saj 65 vjeçare dhe prania e saj në kohën prej ish Jugosllavisë dhe mbi të gjitha prania tash kohëve të fundit në Kosovë na bënë që të flasim fjalë të mira për cilësinë e punës së kësaj kompanie, tha Rexha.
Ajo me çka mburremi sa i përket kësaj Kompanie është Hidrocentrali i Zhurit i cili është një prej projekteve më të mëdha në energjetikës e Kosovës, pas termocentralit Kosova e Re. Qysh preh viteve të 60-ta kjo kompani ka fillua projekti i këtij hidrocentrali, ndërsa Elektroprojekt ka qenë fitues ne tenderin ndërkombëtar të lançuar nga Banka Botërore dhe ka prezantuar me kohë rezultatet e projektit dhe është cilësuar si projekt me cilësi të lartë. Pikërisht në këto rezultate Qeveria, Ministria e Energjisë e bazon projektin e vet, tha Rexha.
Projekti tjetër lidhur me te cilin është konsultuar kjo kompani është edhe projekti i kogjenerimit të cilin ata e kanë realizuar në Zagreb, e që ka të bëjë me përparimet dhe përmirësim në lëmine e nxehjes qendrore. Ne si Ministri por edhe Termokosi kemi nevojë për përmirësimin e kualitetit të shërbimit të nxehjes qendrore dhe besoj se kjo përvojë do të ndahet me partnerët lokal, tha zv/ministri Rexha.
Ai theksoi se është e njohur që kompanitë që vijnë në Kosovë vijnë për ta rritur profitin e tyre, por projekte e tilla duhet të janë vin-vin, ndërsa pjesa vin që i takon Qeverisë është pjesa e partneritet me kompanitë lokale, pjesa e punësimit dhe këtu Qeveria e sheh pjesën e vet. Ne jemi te interesuar qe kompanitë ndërkombëtare të kanë partnerët e tyre, përfaqësuesit e tyre lokal, tha Rexha.
Zlatko Kramariq, ambasador I Kroacisë në Kosovë tha se kanë kaluar dy vjet nga pavarësia e vendit tonë.
Ajo nuk duhet te mbetet simbol dhe vend I zbrazte por duhet të plotësohet dhe një gjë e tillë nuk është aspak punë e lehtë në këto kushte politike dhe ekonomike. Për këtë duhet të ruani institucionet e juaja. Oda Ekonomike e Kosovës është njëra ndër institucionet më të rëndësishme dhe unë kam pas kënaqësinë që këtu I kam takuar njerëzit të cilët kujdesen për këtë pavarësi të Kosovës dhe të cilët përpiqen që në mënyrë të drejtë ti lidhin ato subjekte ekonomike nga vendet tjera, edhe nga Kroacia të cilët do të vijnë këtu jo vetëm të fitojnë.
Kramariq theksoi se bizneset këtu nuk duhet të vijnë me të vijmë me qëllime paternaliste, koloniale apo eksploatuese por të kihet parasysh interesi I dyanshëm si I bizneseve ashtu dhe interes e vendit.
Kosovës I duhet pavarësia ekonomike, energjetike dhe kjo është mënyra më e mirë që të tejkalohen problemet në të cilat vendet në tranzicion shumë lehtë futen, porositi ambasadori Kramariq.