07 Janar 2025

Bashkëpunimi me sektorin privat është domosdoshmëri

Prishtinë, 22 gusht - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka përzgjedhur 185 studentë të Universiteteve të ndryshme të Kosovës që kanë filluar praktikën dymujore në rreth 40 kompani të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, me qëllim të vlerësimit më të afër të këtij programi, vizitoi sot kompaninë “Meridian” dhe “Buçaj”.

Në vizitën e saj të parë, në “Meridian Corporation”, ministrja Kusari – Lila tha:“ Ky program shpresojmë se do t’ju japë një pasqyrë të qartë se çka nevojitet për një person që të jetë konkurrent për tregun e punës dhe cili është realiteti në sektorin privat”.

Ajo gjithashtu këshilloi 7 praktikantët e vendosur në këtë kompani që studentët duhet t’i heqin iluzionet, të synojnë të jenë vetë ndërmarrës dhe të mos i shikojnë kompanitë publike dhe institucionet shtetërore vetëm për punë.

Ndërsa, Agon Gashi, drejtor i “Meridian Corporation” konsideroi që aftësitë transferuese si: shkresa zyrtare, komunikimi me palë, qasje më ndryshe e problemeve janë një nga sfidat që ata kanë si kompani, e cila ka të punësuar aktualisht 400 punëtorë.

Ai vlerësoi se pas 4 vitesh që marrin praktikantë, tek tani ka filluar të përmirësohet kjo qasje. Z.Gashi tha se nevoja për punëtorë është e vazhdueshme, prandaj nëse studentët tregohen të aftë për punë, disa prej tyre mund të mbesin.

Në anën tjetër studentët ndanë eksperiencat e tyre gjatë periudhës afër njëmujore sa kanë filluar punën dhe u shprehën të kënaqur me përfitimin e deritanishëm për punë.

Ministrja Kusari – Lila vazhdoi vizitën e saj në kompaninë “Buçaj”, ku janë të vendosur 6 praktikantë në departamente të ndryshme. “Unë shpresoj që nga kjo eksperiencë që merrni, të ndikojë në rritjen e respektit dhe vlerës së sektorit privat. Gjithashtu, uroj që ju të promovoni eksperiencën tuaj këtu edhe tek të rinjtë tjerë që ta shohin sektorin privat si destinacion të duhur për punë profesionale”, theksoi ministrja Kusari – Lila. Ajo vlerësoi se do të konsiderohej sukses nëse 20% e të gjithë praktikantëve do të nënshkruajnë kontrata për punë.

Ndërkaq, Fahruk Begolli, drejtor i Shitjes së kompaninë “Buçaj” tha se e mirëpret programin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila, sipas tij, sjell dy benefite: në njërën anë që ministria zbutë papunësinë, ndërsa në anën tjetër është edhe ndihmë për kompaninë “Buçaj”, sepse pa kosto punësojmë të rinjtë, për të cilët çdoherë është nevoja për të mbetur në punë, nëse ata tregohen të suksesshëm gjatë kësaj faze testuese.

Programi për praktikë të të rinjve është një nga iniciativa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që përmes Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme synon ofrimin e praktikës së punës për studentë të vitit të fundit të studimeve Baçelor si dhe Master, duke e konsideruar si tejet të rëndësishme eksperiencën e punës pas ngritjes akademike që studentët marrinë.

Në prill të vitit 2013 është hapur konkursi për studentët, ndërsa në korrik janë nënshkruar kontratat me ta.  185 studentë janë të vendosur në kompani të shumta në tërë territorin e Kosovës,  e cila është përshtatur me nevojat e tyre të studimeve.

Studentët kanë filluar praktikën në gusht të këtij vitit dhe do ta përfundojnë në fund të shtatorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)