Bankat vazhdojnë biznesin e tyre me kamata super të larta
Vetëm ProCredit Bank brenda vitit 2009 ka pasur një profit prej 19 milion euro, qe do të thotë së kjo rrezon arsyetimin e bankave që thonë së kamatat janë të larta për shkak të sigurisë apo arsyeve tjera.
Dallimi ndërmjet normave të interesit në depozita dhe kredi është shumë i lartë duke marrë parsysh se norma e interesit për kredi është mesatarisht 12 për qind për deri sa për depozita është 2 për qind.
Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, ( BQK) arsyetohen duke thënë se tregu është i lirë dhe nuk munden të ndërhyjnë.
Shpesh bizneset që kanë kredi nëpër banka komerciale falimentojnë për shkak të pamundësisë për ta kthyer kredinë e lart.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, (AKB), Aigm Shahini vlerëson se kamatat e larta në Kosovë po vështirësojnë zhvillimin e biznesit dhe po i dërgojnë bizneset drejtë falimentimit.
Biznesi më i mirë në Kosovë është të shitsh pare, ose të kesh një bankë sepse kamatat janë ekstrem të larta që pamundësojnë zhvillimin e biznesit, tha ai.
Sipas Shahinit bankat duhet ti ulin normat sepse kanë një profit të lartë dhe nuk janë afër falimentimit dhe sipas tij vetëm në Kosovë janë kamatat kaq të larta. Nëse i krahasojmë kamatat me vendetë e rajonit, kamatat në Kosovë janë shumë fish më të larta, tha Shahini.
Ndryshe zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada tha se BQK-ja nuk ndërhynë në caktimin e kamatave të kredive apo të normës se interesit për depozita sepse tregu është i lirë.
Normat e kamatave aktualisht përcaktohen nga relacioni ofertë kërkesë për produkte kreditore , si dhe rreziku kreditor ne tregun financiare. Kemi të bëjmë me një treg të lirë , ku institucionet financiare , bankat janë ato që i nënshtrohen një konkurrence të lirë. Mund tiu themi se komponenta e rregullimit të normave të interesit nuk është në mandatin e BQK-së. BQK-ja nuk mund te ndikoj në normën e interesit, tha Kada.
Sa i përket kredive të këqija Kosova ka një përformancë te mirë krahasuar me rajonin pavarësisht se këto së fundi kanë shënuar rritje për 0.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Kreditë joperformuese me 30 qershor 2010 paraqesin 4.5 për qind të totalit të kredive dhe janë më të larta për 0.1 për qind krahasuar me 30 dhjetor 2009, tha Kada.
Në anën tjetër asnjë bankë komerciale në Kosovë nuk i jep arsyet për kamata e larta.
Njëra nga bankat që ka hyrë e fundit në tregun e Kosovës TEB, aplikon çmime të tregut për produktet e veta tha zëdhënësi i kësaj banke Virtyt Kacaferi.
Sipas Kacaferit kjo bankë ka produkte unike treg. Ne besojmë se kualiteti i produkteve dhe ofertat unike për produkte të cilat nuk kanë ekzistuar në Kosovë më parë si dhe niveli i shërbimit është ajo që kemi sjellë në tregun bankar të Kosovës, tha ai.
Në Kosovë operojnë gjithsejt 8 banka komerciale dhe 46 Ndihmes finacniare dhe institucione mikrofinanciare.
Sektori bankar njëheritë vazhdon të përfaqësojë pjesën më të madhe të aseteve të sektorit financiar kosovar me 78.6 përqind. Ky sektor mbetet i dominuar nga bankat me pronësi të huaj të cilat menaxhojnë 91.5 përqind të gjithsej aseteve. Karakteristikë e tregut bankar të Kosovës vazhdon të jetë shkalla e lartë e koncentrimit, ku 81 përqind e gjithsej aseteve menaxhohen nga tri bankat më të mëdha.
Elhami Ismajli