Bankat e Turqisë vazhdojnë të dërgojnë ar në Iran
Stamboll, 1 shkurt - Bankat e Turqisë vazhdojnë të dërgojnë ar në Iran, megjithë presionin e Shteteve të Bashkuara për kontrollin e një tregtie në lulëzim ar për gaz, që e ndihmon Iranin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare.
Këtë muaj dogana në Turqi bllokoi një avion turk mallrash që ishte nisur nga Gana drejt Iranit dhe thuhet se në të kishte një ton e gjysëm ar.
Vitin e kaluar, Teherani akumuloi sasi të mëdha ari, si mënyrë për të anashkaluar sanskionet e vëna, për shkak të programit bërthamor të vendit, për të cilin disa vende kanë shqetësimin se po përdoret për zhvillimin e kapaciteteve bërthamore.
Attila Jesilada, i firmës Global Source Partners në Stamboll, thotë se Turqia vazhdon të
Shitjet e arit për Iranin realizohen përmes Zvicrës dhe Abu Dabit, por shumica e shitjeve vjetore për vitin e kaluar kapi vlerën e rreth 11 miliardë dollarëve, shumica e financuar përmes aksioneve të arit të popullit turk. Kjo sasi ari është bërë valuta kryesore e Iranit për të përmbushur nevojat me artikuj nga jashtë.
Nëntorin e kaluar, zëvendëskryeministri turk Ali Babacan konfirmoi se Teherani e blen arin nga pagesat me lira turke që merr për ekportin e gazit në Turqi.
Irani ia shet 90 për qind të gazit të tij natyror Turqisë, duke u bërë furnizuesi kryesor me gaz për Ankaranë, pas Rusisë.
Për të mos lejuar tregtimin me ar, presidenti Obama këtë muaj nënshkroi një ligj që ndalon që Iranit ti shiten metale të çmuara. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Unal thotë se Turqia nuk preket nga kjo masë.
Turqia ka detyrim ligjor vetëm ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ose ndaj sanksioneve të miratuara sipas nenit të shtatë.
Megjithatë, analisti Jesilada thotë se ai shpreson që Ankaraja eventualisht do të veprojë sipas kësaj rezolute.
Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta bindin Ankaranë ta ndalojë në mënyrë të njëanshme këtë tregti me ar. Nëse kjo nuk funksionon, do të shohim se do të rritet presioni.
Deri tani, Ankaraja ka respektuar përgjithësisht masat amerikane kundër Iranit. Por Ankaraja, përsëri duhet ti paguajë Iranit detyrimet për importin e gazit.
Analistët theksojnë se ulja e vartësisë turke nga gazi iranian merr kohë dhe mund të jetë i kushtueshëm. Këtë muaj Turqia nënshkroi një marrëveshje prej 12 miliardë dollarësh me një kompani në Abu Dabi, për zgjerimin e përdorimit të qymyrgurit për prodhimin e energjisë.
Një zyrtar i lartë turk, duke folur me kushtin e anonimitetit, konfirmoi se Ankaraja po shqyrton mundësinë e shkëmbimeve në natyrë, si mjet për vazhdimin e tregtisë me Iranin.
Ekspertët thekosjnë se kjo formë shkëmbimi ka një përfitim shtesë për Turqinë. Produktet që përdoren për shkëmbimin në natyrë prodhohen në vend, ndryshe nga ari, që i duhet ta importojë.
Analisti Jesilada thotë se shkëmbimi mundet gjithashtu të ndihmojë për lehtësimin e shqetësimeve për sigurinë.
Problemi është se as Ankaraja dhe as Washingtoni nuk e dinë se përse e përdor Irani arin, ndoshta për të blerë grurë, ose artikuj të tjerë të nevojshëm, ose ndoshta për financimin e forcave të Assadit në Siri, ose të Hezbollahut në Liban
, pra për disa akte terroriste. Duke përdorur shkëmbimin në natyrë, kjo e panjohur eliminohet fare nga ekuacioni.
Në kushtet kur në Turqi operojnë mbi 2 mijë kompani iraniane, ekziston një rrjet biznesi që mund të lehtësojë shkëmbimin në shkallë të gjerë.
Por ndërsa mund të merren sanksione të tjera ndaj Iranit, pritet të shtohet presioni ndaj Turqisë, që ky vend ta pakësojë varësinë tek Irani. Ky proces, thonë analistët, mund të përshpejtohet, në kushtet kur Teherani dhe Ankaraja përherë e më tepër janë duke mbajtur pozicione të ndryshme në rajon, në veçanti lidhur me Sirinë.